Google ADS

Rita Ora shfaqet plot sharm

20:04 | 6 Nëntor 2021
A. B.

Rita Ora është prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.

Ylli i muzikës ndërkombëtare mbetet aktive me projekte muzikore dhe koncerte, por asnjëherë nuk e lë anash kujdesin për pamjen fizike, shkruan portali arbresh.info

Në pozat e fundit, Rita erdhi e kuruar dhe mjaft joshëse, duke vënë në pah bukurinë dhe sharmin e saj.

Në një bluzë të thjeshtë me ngjyrë të bardhë, grim të theksuar me nuance rozë dhe flokët bionde të valëzuara, artistja duket mahnitëse.

“Kujtojeni, kujtojeni 5 nëntorin, urime vikendi të dashur”, ka shkruar Rita.

Rita ndërkaq është shumë e përkushtuar ndaj palestrës dhe përkundër angazhimeve nuk ndalet asnjëherë.

Ajo po vazhdon edhe punën për projekte të reja muzikore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme