Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se gjatë këtij harku kohor janë shënuar dhe 563 raste të reja nga 3150 testime të kryera.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3150 testime, 563 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 494 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë, në këto bashki:
221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.
Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...