Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Republikës se Kosovës, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit dje ka paralajmëruar se Kosova do të synojë ta marr nën menaxhim trafostacionin e Vallaqit në veri të vendit.
Vela ka shpërndarë në Twitter një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Ujmanit.
“Zyrtarët e #qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se Kosova a po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Vallaq dhe iu lut që të mos e bëjnë këtë.
“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit