Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, tekniku portugez, Jose Mourinho ka kërkuan transferimin e Lucas Vazquez dhe Dani Ceballos, me Carlo Ancelottin i cili do të ishte i gatshëm të linte të parin të largohej.
Mourinho e ka bërë të qartë disa herë: Ai u beson vetëm 13-14 lojtarëve nga Roma e tij.
Pas një fillimi të shkëlqyer, “Giallorossët” por kalojnë një kohë të vështirë, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.
Klubi vazhdon të ketë besim në portugezin i cili ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro këtë verë, ndërsa objektiv mbetet rikthimi në “UEFA Champions League”.
Skuadra italiane tani ka nisur kontaktet me Real Madrid për të diskutuar situatën e Borja Mayoral i cili është në huazim te Roma.
Gjatë bisedimeve me madrilienët, italianët kërkuan edhe transferimin e Lucas Vazquez të cilin Mourinho e kishte kërkuar edhe sa ishte pjesë e Tottenham.
Ancelotti megjithatë do ta kishte miratuar shitjen e tij, ndërsa për Ceballos nuk do ta linte të ikte, një tjetër objektiv ky i italianëve për ta transferuar.
Lista e blerjeve të Mourinhos nuk duket vetëm drejt Bernabeut, Deniz Zakaria i Monchengladbach është një tjetër ide për mesfushën, nërsa Pederen i Feyenoord dhe Henrichs i Leipzig janë profile e analizuara për rolin e mbrojtësit të djathtë./Arbresh.info
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...