Google ADS

Përfundojnë tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

15:03 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e parapara për ditën e sotme në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, fitues dolën suharekasit me rezultat 2-0, duke marrë kështu kreun e tabelës nga gjilanasit.

Dy gola e kësaj ndeshje u shënuan nga Theophilus Solomon në minutën e 54-të dhe 61-të.

Ndërsa Drita mbeti me një lojtar më pak në minutat e fundit të ndeshjes pasi Muharrem Jashari ndërhyri ashpër në Krasniqin.

Edhe Llapi shënoi fitore në rëndësishme në udhëtim te Malisheva.

Golin e vetëm e shënoi Ardian Hoti në minutën e 84-të, por ai dërgoi topin në rrjetën e gabur.

Pas kësaj fitore, skuadra e Llapit gjendet në vendin e pestë me 18-të pikë, ndërsa Malisheva në vendin e tetë me 12 pikë.

Nga ana tjetër, edhe Drenica pësoi humbjen e dytë rreshtë në përballje kundër Ulpianës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Marclei Santos katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Ulpiana gjendet në vendin e shtatë me 16-të pikë, ndërsa Drenica mbetet në vendin e katërt me 20 pikë.

Gjatë së dieles do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës.

Feronikeli do të jetë mysafir i Dukagjinit ndërsa Gjilani do të pres Prishtinën në ndeshjen tjetër derbi të kësaj jave./Arbresh.info

Të ngjashme