Posta e Kosovës ka dalë sot me një reagimi pas shkrimeve për zhdukjen e 40 mijë eurove.
Në njoftim thuhet se tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm.
“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.
Fatbardhësisht që nuk kem pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tonë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...