Barcelona tashmë mendon të forcojë sulmin, ja cili futbollist transferohet në janar

14:15 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Me zyrtarizimin e Xavi Hernandez si trajneri i Barcelonës për 3 vitet e ardhshme, drejtuesit e klubit blaugrana tashmë kanë nisur të nisin menjëherë punën për të forcuar repartin e sulmit.

Problemin më të madh “Blaugranët” e kanë në sulm, duke pasur parasysh edhe problemet kardiake të Sergio Agueros dhe lëndimet e Braithëaite dhe Dembele.

Drejtuesit e Barçës kanë shënjestruar ish-lojtari i Villarreal, Cedric Bakambu.

Këtij të fundit i përfundon në janar me klubin kinez, Beijing Gouan dhe për “Katalanasit” konsiderohet si opsion i mirë për t’u afruar me parametra zero./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme