Google ADS

Gjigandi spanjoll synon transferimin e Aubameyang

13:19 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra e Barcelonës është duke u përballur me mungesa të mëdha këtë edicion në repartin ofanziv.

Momentalisht tre sulmues janë të lënduar, bëhet fjalë për Martin Braithwaite, Sergio Aguero dhe Ousmane Dembele.

Problemet e shumta në lëndime, kanë shtyrë drejtuesit e klubit që të kërkojnë transferimin e një sulmuesi që në afatin kalimtar dimëror.

Sipas mediave angleze, Barcelona është duke synuar transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi duke se është i hapur për një aveturë të re larg “Emirates Stadium”, me “Blaugranët” që pritet të bëjnë të pamundurën për të nënshkruar me të.

32-vjeçari ka kontratë me “Topçinjët” deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në “TransferMarket” arrinë shifrën e 25 milionë eurove./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme