Prodhimi i energjisë është përgjegjës për dy të tretat e emetimeve të gazrave serrë, por 759 milionë persona në botë nuk kanë akses në energji elektrike, sipas agjensisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP.
“Ne duhet të reduktojmë në mënyrë drastike emetimet, por gjithashtu duhet t’u sigurojmë të gjithëve energji të pastër dhe të besueshme, deri në vitin 2030”, vuri në dukje agjensia në një raport të paraqitur në COP26.
“Ka prova që tregojnë se qëllimi për të qëndruar brenda +1,5 gradë Celsius deri në fund të shekullit ka të ngjarë të humbasë, por edhe nëse e bëjmë këtë, disa ndikime të ndryshimeve klimatike janë tashmë të pakthyeshme dhe do të na shoqërojnë për shumë dekada. Kështu që na duhet të përshtateni”, shtoi ajo.
Raporti ofron një përditësim mbi statusin global dhe progresin e procesit të përshtatjes përmes tre elementeve: planifikimit, financimit dhe zbatimit.
UNEP kujton se “2021 ishte viti në të cilin ndryshimet klimatike u shfaqën qartë si një kërcënim serioz për njerëzimin, jo vetëm në terma afatgjatë, por këtu dhe tani” dhe vëren se “ndikimet klimatike po godasin botën me një egërsi të re”, raporton atsh.
Agjensia për Mjedisin rikujtoi se këtë vit Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka paralajmëruar se ekziston një mundësi më e madhe për një rritje të temperaturës globale prej më shumë se 1,5 gradë Celsius brenda dy dekadave të ardhshme.
Kontributet aktuale të përcaktuara në nivel kombëtar (NDC), pra angazhimet e secilit shtet, siç parashikohen nga marrëveshja e Parisit, aktualisht po tregojnë për ngrohje globale prej 2,7 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
“Kështu, edhe pse bota kërkon të shtojë përpjekjet për të reduktuar emetimet e gazit serrë, përpjekje që nuk janë ende aq të forta, rritja e ndikimeve klimatike është shumë më e madhe se përpjekjet tona për t’u përshtatur”, paralajmëroi UNEP.
“Përshtatja mund të zvogëlojë në mënyrë efikase rreziqet klimatike, që po përshpejtohen me rritjen e temperaturave”, shpjegoi agjensia.
Ekspertët vërejnë se “ndërsa zbutja e fortë është mënyra për të ulur ndikimet dhe kostot afatgjata, rritja e ambicies për t’u përshtatur, veçanërisht në lidhje me financimin dhe zbatimin, është çelësi për të shmangur boshllëqet ekzistuese që të zgjerohen”.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...