Formacionet zyrtare të derbit Drita – Ballkani

12:37 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ballkani dhe Drita do të zhvillojnë sot ndeshjen derbi në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Gjilanasit momentalish kryesojnë renditjen tabelare me 22 pikë, ndërsa suharekasit gjenden në vendin e dytë me një pikë më pak.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Jashanica dhe Solomon.

Drita: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Namani, Ajzeraj, Blakçori, Vucaj, Islami, Fazliu dhe Simonovski./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme