Drenica – Ulpiana: Formacionet zyrtare

12:32 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Pas humbjes nga Prishtina në ndeshjen e kaluar, Drenica do të kërkoj t’i rikthehet fitoreve në Superligë.

Në javën e 13-të, “Shqiponjat e Zeza” do të përballen me Ulpianën, skuadër e cila vjen pas dy fitoreve radhazi, kundër Malishevës dhe Ballkanit.

Skuadra nga Skenderaj momentalisht renditet në tabelë me 20 pikë, kurse skuadra nga Lipjani është në vendin e shtatë me 13 pikë.

Ndeshja mes Drenicës dhe Ulpianës do të zhvillohet në “Bajram Aliu”, me fillim nga ora 13:00, derisa tashmë edhe janë bërë zyrtare formacionet për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Kaloshi, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Dos Santos, Veliqi dhe Zabergja.

Ulpiana: Ajeti, Santos, Rapuca, Makolli, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Gonçalves, Shala dhe Selimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme