Manchester United – Manchester City: Formacionet e mundshme

11:40 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të shtunën me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet njëra nga derbit më të mëdhenj në Angli, përballja mes Manchester United dhe Manchester City.

Ndeshja pritet të jetë tejet emocionuese në aspektin taktik dhe teknik nga të dyja skuadrat.

Solskjaer nuk dëshiron të bëjë hap fals pasi humbja mund t’i kushtonte shumë, madje edhe me shkarkim nga pozita e trajnerit.

Nga ana tjetër, Guardiola vjen pas humbjes javën e kaluar në shtëpi kundër Crystal Palace.

United ndodhet në vendin e pesë me 17 pikë ndërsa City në vendin e tretë me 20 pikë.

Formacionet e mundshme:

Man. United: David de Gea, Eric Bailly, Victor Lindelof, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Fred, Luke Shaw, Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani.

Manchester City: Ederson, Kyle Walker, Ruben Dias, John Stones, Joao Cancelo, Bernardo Silva, Rodri, Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus, Phil Foden, Jack Grealish./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme