Për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku partitë opozitare u bashkuan për të formuar shumicën parlamentare, ka reaguar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij të Facebook-ut .
“Të dashur qytetarë,
Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.
Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.
Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.
Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim.
Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.
Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje” ?
Shkëlqeu me Granadan këtë fundjavë, Uzuni në formacionin e j...
Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy...
Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, si ndodh...
52 aksidente në Kosovë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
E dashura e Liam Payne shfaqet për herë të parë ne publik pa...
Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një person