Google ADS

Real Madrid kërkon me ngulm transferimin e Antonio Rudiger

10:25 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Real Madrid është pas qendërmbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger të cilit i përfundon kontrata me skuadrën angleze në fund të këtij edicioni.

Ai është dëshira e madhe e Carlo Ancelotti, ndërsa sipas raportimeve të mediave spanjolle, mbrojtësit gjerman pritet t’i ofrohen 12 milionë euro në sezon.

Në realitet, Ancelotti ka në dispociocin si “të paprekshëm” Eder Militaon dhe David Alaban, por një dëmtim apo një sanksionim disiplinor nga prej tyre do të të bënte që reparti defanziv të ishte më i luhatshëm.

Rudiger po shihet si përforcim perfekt për madrilienët, duke qenë se ka përvojë në Gjermani, Itali dhe Angli, përveçse ka bërë gati 50 paraqitje me Kombëtaren e Gjermanisë.

Nga “TransferMarket” çmimi i tij aktual është 35 milionë euro, por në fakt, kërkesa e tij është që të arkëtoj 12 milionë euro neto në sezon, diçka që Chelsea kishte refuzuar të ofroj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme