Landi gjerman i Bavarisë ka vendosur të rifusë rregullat që kërkojnë përdorimin e maskave mbrojtëse në shkolla, mes dëshmive të rritjes së incidencës së COVID-19.
Masa do të hyjë në fuqi kur nxënësit të kthehen nga pushimet e tyre aktuale të vjeshtës dhe do të vendoset për një javë në shkollat fillore dhe dy javë në shkollat për fëmijët më të rritur.
Një masë e ngjashme u hoq në fillim të tetorit. “Nga data 8 nëntor do të zbatohet detyrimi për të mbajtur maska gjatë mësimit dhe në të ashtuquajturat pika takimi në godinën e shkollës, por jo në mjedis të hapur”, tha ministri i Kulturës, Michael Piazolo.
Maskat mjekësore do të kërkohen për nxënësit më të rritur, ndërsa maskat e thjeshta do të mjaftojnë për nxënësit e shkollave fillore./tch
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...