Ku do të fitohet dhe humbet derbi i Manchesterit

09:11 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të gjithë sytë do të jenë te “Old Trafford” të shtunën, si dy nga skuadrat më të mëdha në futbollin anglez.

Por, ku saktësisht do të fitohet dhe humbet deri i Manchesterit?

Statistikat e mbrojtjes nuk janë të këndshme për Manchester United këtë sezon.

Me 10 ndeshje të kaluara në Premier League, “Djajtë e Kuq” kanë pranuar 15 gola dhe kanë lejuar mesatarisht 12.3 goditje për ndeshje.

Këto lloj statistikash nuk do të dukeshin të pavenda për një skuadër që lufton me rënien nga liga, por kur ke paguar mbi 150 milionë euro për dy qendërmbrojtës, është dyfish shqetësuese.

Më pas është një skuadër si Manchester City e cila luan pa një sulmues konkret, por Phil Foden dhe Jack Grealish, janë dy sulmuesit anësor më dinamik në Evropë.

Nëse ata kalojnë mes “linjave” siç bëri Liverpool në “Old Trafford”, mund të jetë gjë e mirë për të përzgjedhurit e Pep Guardiolës.

Qendra e gjërave

“Kishte një marrëveshje me Declan (Rice) për 100 milionë funte. Ky Pazar tani ka ikur”.

Kështu kishte thënë David Moyes duke shpjeguar për “Sky Sports” javën e kaluar se si United e humbi “barkën” e Declan Rice këtë verë dhe do të duhet të paguajë edhe më shumë nëse duan të transferojnë mesfushorin me tipare mbrojtëse afatin tjetër kalimtar.

Mesfusha e United me Scott McTominay, Fred dhe Bruno Fernandes është tejkaluar në disa raste këtë sezon dhe këtë fundjavë do të përballet me një treshe tejet të papërshtatshme si Rodri, Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva.

Jashtë krahësve

Lojtari me më së shumti minutazhë te Manchester City deri tash këtë sezon është mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo.

Mbrojtësi portugez ka luajtur në disa pozicione të ndryshme këtë sezon, por roli i tij më i qëndrueshëm ka qenë në krahun e majtë.

Pas një fillimi të vështirë me jetën në Angli, Cancelo është bërë gjithçka që Guardiola pret nga një mbrojtës i krahut dhe këtë fundjavë do të përballet me Aaron Wan-Bissaka në krahun e tij.

Shumë e kanë kritikuar Wan-Bissakan për betejat e tij sulmuese që kur u bashku nga Crystal Palace, por nuk mund të mohohet se 23-vjeçari është ndoshta mbrojtësi më i mirë një-kundër-një në elitën angleze.

Kjo “beteje” e madhe do të jetë magjepsëse këtë të shtunë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme