Gjatë së shtunës do të zhvillohen edhe tri nga pesë ndeshjet e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja më interesante pritet të jetë derbi mes Ballkanit dhe Dritës, përballje kjo e cila do të jetë “luftë” direkte për të marrë kreun e tabelës.
Drita gjendet në vendin e parë me 22 pikë pas 12 xhirove, kurse Ballkani në të dytin me një pikë më pak.
Dy ndeshjet tjera që do të zhvillohen do të jetë edhe Drenica – Ulpiana dhe Malisheva – Llapi.
Drenica do të kërkoj që të rikthehet sërish në pozitat e para përmes ndeshjes kundër Ulpianës e cila gjendet në vendin e 7-të me 13 pikë pas 12 xhirove.
Ndërsa Llapi do të kërkoj të vazhdojë serinë positive të rezultateve përmes ndeshjes me Malishevën, e cila është në “zonën e kuqe”.
Të gjitha këto përballje do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut