Kosova ende nuk ka ligj që rregullon çështjen e transplantimit të organeve, transplantimi ky i cili nuk bëhet aktualisht në Kosovë, por vetëm jashtë vendit.
Transplantimi i veshkave nuk iu kushton vetëm pacientëve por edhe shtetit të Kosovës.
Pacientëve për këtë operacion shteti ju ndihmon deri në 70 për qind të pagesës, por procedura e operimit për transplantimin e veshkës, sipas përvojave të pacientëve, kushton mbi 20 mijë euro.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për arbresh.info ka thënë se gjatë këtij viti për transplantim të veshkave jashtë Kosovës kanë aplikuar 23 persona, ku kostoja e shpenzimeve të tyre është 287.000 mijë euro.
Gjithashtu edhe në vitin 2020, ky fond ka shpenzuar 212.000 mijë euro për 17 persona për transplantim të veshkave.
“Fondi i Sigurimit Shëndetësor, në kuadër të programin për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, për transplantim të Veshkave gjatë vitit 2020 ka pranuar 17 raste aplikimi, ku kostoja e tyre është dyqind e dymbëdhjetë mije euro (212.000€). Ndërsa gjatë vitit 2021, kemi 23 raste aplikimi, kostoja e shpenzimeve të tyre është dyqind e tetëdhjetë e shtatë mije euro (287.000€)”, thuhet në përgjigjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, Mimoza Ukimeraj, për arbresh.info thotë se aktualisht në Kosovë janë 110 pacientë që kanë bërë transplantime të veshkave jashtë vendit.
Ajo thotë se nga ta 77 janë burra dhe 33 gra.
“Aktualisht në Kosovë janë 110 pacientë që kanë bërë transplantime të veshkave jashtë vendit. Nga ta 77 janë burra dhe 33 gra”, thotë Ukimeraj.
Është Ligj shumë i domosdoshëm
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu thotë se, mandatin e kaluar këtë Ligj e kanë proceduar në komision për shëndetësi, por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit tani duhet filluar nga fillimi.
Sipas tij, ky ligj është shumë i domosdoshëm, pasi që në mungesë të këtij ligji shumë pacientë trajtimin duhet ta kërkojnë jashtë vendit.
“Mandatin e kaluar e kemi proceduar si Komision Parlamentar për Shëndetësi, por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit tani duhet filluar nga fillimi. Është ligj shumë i domosdoshëm dhe zgjedhë probleme të shumë pacientëve tek ne të cilët në mungesë të Ligjit trajtimin duhet ta kërkojnë jashtë vendit”, thotë Haxhiu./A.Zeka/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...