Armando Broja aktivizohet nga stoli në fitoren e Southampton ndaj Aston Villas

23:39 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Armando Broja u aktivizua për 17 minuta në fitoren e Southampton kundër Aston Villas me rezultat 1-0, në ndeshjen hapëse të xhiros së 11-të në Premier League.

I kthyer nga lëndimi, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk u preferua titular nga trajneri austriak, Hassenhuttl, i cili e hodhi në fushë bomberin shqiptar vetëm në minutën e 81-të në vend të autorit të golit të vetëm, Adam Amstrong.

Sfida u vendos nga një gol i shënuar qysh në minutën e 3-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Southampton tani renditet në vendin e 12-të me 14 pikë të grumbulluara pas 11-të ndeshjeve.

Ndërsa, Aston Villa në tre pozita më poshtë pasi grumbullon 10 pikë në 11-të ndeshje të zhvilluara./Arbresh.info

Të ngjashme