Dikur shtëpia e Pablo Escobar-it, sot park përkujtimor për viktimat e tij

22:58 | 5 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Vendi ku dikur gjendej ndërtesa “Monaco” në Medellin të Kolumbisë, ku jetonte trafikuesi më i madh i drogës në botë, Pablo Escobar Gaviria, sot është një përmendore e cila është ndërtuar për të përkujtuar viktimat e luftës së trafikantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa, e cila gjendej në lagjen El Poblado, u rrënua në vitin 2019 dhe në vend të saj, komuna ndërtoi Parkun Përkujtimor Inflexion.

Në park përkujtohen rreth 5 mijë viktima të trafikut të drogës gjatë luftës së përgjakshme që ndodhi gjatë kohës së Escobar-it në vitet 80 dhe 90 në Medellin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme