Sherr për një vajzë: Vritet me thikë i riu në Elbasan, plagoset vëllai i tij

22:48 | 5 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 19.50 në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Elbasanit.

Një grup të rinjsh janë përleshur deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se Florenc Kovaçi, 28 vjeç ka humbur jetën nga plagët ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij

Mikel Kovaçi, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, vëllezërit janë përplasur me një grup tjetër të rinjsh dhe shkak është bërë një vajzë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po përpiqet të zbardhë rrethanat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme