Trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte thotë se ai përballet me një “sfidë shumë të madhe” për ta bërë klubin e suksesshëm.
Conte, i cili udhëhoqi Interin drejt titullin të Serie A sezonin e kaluar, u emërua të martën në krye të Spurs pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo.
Italiani udhëhoqi skuadrën londineze në fitoren ndaj Vitesse në kuadër të “UEFA Conference League” të enjten në ndeshjen e tij të parë.
“Unë mendoj se për momentin, nuk është mirë ose jo e drejtë të thuhet se duam ta bëjmë këtë ose ta arrijmë këtë”, tha Conte.
Por, 52-vjeçari tha se klubi duhet të fillojë “të ketë një vision” në fushë ndërsa përgatitet të përballet me Everton në Premier League të dielen.
“Kjo është një sfidë e madhe. Një sfidë shumë e madhe. E di shumë mirë që ky klub nuk po fiton për shumë vite”, shtoi ai.
“Por mendoj se jam këtu për të ndëruar fitoren. Fitorja nuk ndodh pas një, dy apo tre ditësh apo një muaji. Duhet të kesh vizion”.
“Ky klub ka një vizion të madh jashtë fushës. Tani ne duhet të fillojmë të kemi një vizion në fushë. Kjo është e rëndësishme nëse duam të fitojmë”.
Conte kthehet në Londër pasi fitoi Premier League në sezonin e tij të parë në Chelsea gjatë vitit 2016/17 dhe FA Cup në sezonin e tij të dytë para se të shkarkohej në vitin 2018./Arbresh.info
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...