Newcastle sfidon Marseille për mesfushorin e talentuar francez

21:15 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Matteo Guendouzi ka “rilindur” në Marseille, ku është huazuar nga Arsenali dhe klubi francez po punon për të blerë plotësisht kartonin e mesfushorit 23-vjeçar.

Megjithatë, negociatat e klubit francez me “topçinjët” janë komplikuar.

Kjo pasi së fundmi për mesfushorin e talentuar ka shfaqur interes skuadra e Newcastle United, që është gati të paguaj 25 milionë euro për kartonin e tij, me qëllim që ta transferojnë francezin që në afatin kalimtar të janarit.

“Magpies” e kanë nisur shumë keq sezonin dhe deri tani janë në garë për mbijetesë, por me afrimin e pronarëve të rinjë, kanë fuqi financiare të mjaftueshme për të synuar majat.

Objektivi kryesor i pronarëve të rinjë është që në janar të përforcohet skuadra me elementë të mjaftueshëm që të nxjerrin sa më shpejtë skuadrën nga pjesa fundore e tabelës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme