Google ADS

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, Gashi godet Kurtin: As në dekë, e as në drekë!!!

20:48 | 5 Nëntor 2021
L G

Shteti i Kosovës nuk ka marrë ftesë të jetë pjesë në Samitin e Demokracisë që do mbahet më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i opozitës, shkruan arbresh.info.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thumbuar Kurtin, duke përdorur një thënie vjetër.

“As në dekë, e as në drekë!!!(kur mungon ftesa për në SHBA)”, shkruan Gashi në Facebook.

Ndryshe, Presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 dhe 10 dhjetor pritet të jetë nikoqir virtual i krerëve të shteteve nga e gjithë bota.

Në Samitin për Demokraci që do të mbahet për herë të parë, Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, janë shtetet e vetme nga rajoni që nuk do të pranojnë ftesë nga Shtëpia e Bardhë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Ambasada Amerikane tregon arsyen e mos ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme