Google ADS

UFC pritet të ofrojë 1.5 milion dollar për përballjen Hasbulla – Abdu Rozik

20:12 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Rivaliteti i dy yjeve të rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik ka arritur të marrë vëmendjen kryesore në Abu Dhabi, kur dyshja filluan të grinden me njëri-tjetrin.

Të shtunën e kaluar u plotësua dëshira e ndjekësve të Hasbulla, ku ky i fundit do të ishte i pranishëm në UFC 276, i cili është bërë i famshëm tashmë në “Instagram” dhe “TikTok”.

Në këtë mbrëmje të UFC pati disa përballje interesante, por gjithë vëmendjen e morri Hasbulla me prezencën e tij.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Dana White është gati të bëjë një ofertë për të parë dyshen e njohur të rrjeteve sociale të përballen me njëri-tjetrin.

Menaxheri i Hasbulla, Asxab Tamaev ka treguar se një betejë mes dy personazheve, Hasbulla dhe Abdu Rozik mund të ndodhi dhe Dana White është gati të paguaj 1.5 milion dollar për këtë ndeshje.

“Miq, ju mirëpresim, para dy ditësh u takuam me Abdu Rozikun, ai është potësisht gati për betejë. Por, ka një lajm më interesant. Dana është gati të blejë një event me Hasbulla dhe Abdu Rozik për 1.5 milion dollar. Unë dua të dëgjoj mendimin tuaj”, ka shkruar Asxab Tamaev në Instagram./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme