Google ADS

Goli i Berishës ndaj Antwerp shpallet “Goli i javës” në Europa League

19:43 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Goli i shënuar i Mërgim Berishës ndaj Antwerp në kuadër të xhiros së katërt të “UEFA Europa League” është zgjedhur “Goli i javës”.

Mbrëmjen e së enjtes, Fenerbahce shënoi fitoren e parë në Grupin D të “Europa League”, pasi fitore me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Antwerp.

Njërin nga golat e ndeshjes e shënoi edhe Mërgim Berisha në minutën e 29-të të ndeshjes.

Goli i sulmuesit nga Kosova ishte tejet i bukur, për këtë shkak edhe u votua edhe si “Goli i Javës”.

Në listë ishte edhe Myrto Uzuni, i cili gjithashtu shënoi gol të bukur në përballjen e Ferencavors kundër Celtic.

Sofiane Feghouli dhe Said Benrahma ishin gjithashtu në listën përbërëse në garë për golin më të mirë./Arbresh.info

Të ngjashme