Google ADS

Klopp paralajmëron mungesë të gjatë të Firminos pas lëndimit

19:14 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Roberto Firmino do të jetë mungesa më e madhe për Liverpool sa i përket javëve në vazhdim.

Sulmuesi i të kuqve u lëndua në ndeshjen e mesjavës kundër Atletico Madrid në kuadër të “UEFA Champions League”, teksa analizat mjekësore kanë konfirmuar një tërheqje muskulore e cila në fakt është tepër serioze.

Kështu, vetë trajneri, Jurgen Klopp ka theksuar se braziliani ka qenë i pafat dhe do të duhet të qëndrojë jashtë për një kohë të konsiderueshme.

“Sa i përket Firminos nuk kam lajme të mira. Ka pësuar një tërheqje e cila ka rezultat të jetë shumë serioze dhe Firmino ka qenë i pafat. Ne nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të rikthehet shpejtë edhe pse në mes është pauza e kombëtareve”, u shpreh Klopp.

Këtë sezon, sulmuesi 30-vjeçar ka pasur një ritëm pozitiv duke qenë se ka shënuar gjashtë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme