Përmbyllet faza e shpërndarjes së katapultave GPS

18:27 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të premten është përmbyllur faza e shpërndarjes së katapultave GPS për klubet e Superligës së Kosovës, projekt ky i realizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Llapi dhe Gjilani kanë qenë dy skuadrat e fundit që janë pajisur me teknologjinë e fundit të arritur të futbollin vendor.

Katapultat GPS do t’iu shërbejnë klubeve  në nxjerrjen dhe pasqyrimin e përformancës fizike të lojtarëve dhe statistikave të tjera të nevojshme.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë vizitave në këto dy klube ritheksoi rëndësinë e përdorimit të katapultave GPS në futbollin tone, duke u shprehur i bindur se kjo do të ndikojë në punë sa më të frytshme në klubet tona.

“Ne besojmë se këto pajisje do të jenë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e punës suaj si futbollistë por edhe si klube, ngase pasqyrohet performanca e secilit lojtar gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve. Duke pasur parasysh gjendjen e klubeve tona dhe faktin se këto pajisje kanë një kosto të lartë ne kemi vendosur t’iu mbështesim, sepse vetëm bashkërisht mund ta çojmë futbollin e Kosovës përpara”, tha kreu i FFK-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në FFK është mbajtur edhe trajnimi me personat përgjegjës të klubeve rreth përdorimit të programit të katapultave GPS./Arbresh.info

Të ngjashme