Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesën për shtesat e fëmijëve për muajin tetor.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan arbresh.info.
Murati tha se nga këto shtesa do përfitojnë 86 mijë përfitues.
“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, shkruan Murati në Facebook.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndaj shumën prej 20 eurosh nga Qeveria e Kosovës, në emër të shtesave për fëmijë nga 0-24 muaj.
Sipas këtij vendimi, për fëmijët deri në dy vjeç, prindërit mund të marrin nga 20 euro në muaj.
Për këtë kategori (fëmijët që kanë lindur në vitin 2020-2021) tashmë ka filluar aplikimi dhe sipas zyrtarëve qeveritarë, interesimi është i madh. Kurse, aplikimi për të përfituar shtesa prej 10 euro për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më 2020 numri i lindjeve ka qenë rreth 22,000./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation