Kuvendi i Maqedonisë së Veriut verifikoi sot mandatet e gjashtë deputetëve të ri, të cilët vijnë në vendin e deputetëve të cilat u zgjodhën për kryetar komunash në zgjedhjet lokale.
“Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit Dhe Imunitetit, miratoi raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për veprimet e ndërmarra në bazë të Kodit Zgjedhor për pranimin e përfundimit të mandatit për deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe i propozon Kuvendit që të verifikohet mandati i deputetëve të zgjedhur në listën e kandidatëve për pjesën e mbetur të mandatit edhe atë: Toni Jarevski, Zoran Kocevski, Dragan Kovaçki, Ljubica Spasova, Gracija Bakraçevska dhe Dragolub Filipovski”, tha kryetari i Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit Dhe Imunitetit, Pançe Minov.
Ndërkohë, në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, e cila u mbajt në mesditë, u konstatua se deputetëve që u zgjodhën për kryetar në zgjedhjet lokale, u përfundon mandati. Seanca e Kuvendit u ndërpre, pasi për verifikimin e mandateve të deputetëve të ri, sipas procedurave, Kuvendi duhet të pres që KSZH t’i dorëzojë listën e kandidatëve që vijnë në vendin e tyre nga radhët e listave zgjedhore nga partitë në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Pas kësaj, KSHZ mbajti seacë, ku informoi se, ka njoftuar me shkrim kandidatët e ardhshëm në listën për deputetë që duhet të vijnë në vendin e atyre që u zgjodhën për kryetar komune dhe të njëjtëve u përfundon mandati, Toni Jarevski nga VMRO – DPMNE, Ljubica Spasova nga LSDM, Zoran Kocevski, nga VMRO – DPMNE, Dragan Kovaçki nga VMRO – DPMNE, Gracija Bakraçevska nga VMRO – DPMNE dhe Dragolub Filipovski nga LSDM,
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehur tha se komisioni ka njoftuar me shkrim kandidatët dhe të njëjtët në afatin e përcaktuar ligjor, kanë njoftuar me shkrim se e pranojnë pjesën e mbetur të mandatit për deputetë.
Seanca e Kuvendit vazhdoi në orët e pasditës, ku edhe u verifikuan mandatet.
Në këtë mënyrë, në vendin e Kostadin Kostadinov nga LSDM, duhet të vijë Ljubica Spasova.
Vendin e Timço Mucunksit do të zëvendësoj Toni Jarevski nga VMRO – DPMNE.
Në vend të Darko Kostovski nga VMRO – DPMNE vjen Zoran Kocevski.
Në vendin e Ivan Jordanov nga VMRO – DMNE vjen Dragan Kovaçki.
Në vendin e Kiril Pecakov nga VMRO – DPMNE, vjen Gracija Bakraçevska dhe në vendin e Bilall Kasamit nga Besa, vjen Dragolub Filipovski nga LSDM.
Në këtë seancë në rend dite janë gjithsej 14 pika, në mesin e të cilave propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrja në operacion ndërkombëtar në Bashkimin Evropian “Altea”, në Bosnjë e Hercegovinë, propozim ligjet për Akademi të Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, për avokaturë, për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, të gjitha në lexim të parë. /Portalb/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...