Fjalimi i plotë i Lajçak në Greqi, ku kërkoi pa vonesa liberalizimin e vizave për Kosovën
Faleminderit. Është kënaqësi të kthehem prap në Thesaloniki. Hera e fyundit që isha këtu ishte 2014’ta gjatë kryesimit të presidencës greke, dhe simbolikisht ishte event BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur nga presidenca. Por, kur flasim për simbolizmin, dhe Thesalonikin duhet të kthehem pak në të kaluarën në vitin 2003, sepse këtu u mbajt një samit historik i BE-së, ku liderët evropian bën një zotim formal dhe pllakosën se e ardhmja e regjionit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimit Evropian. Dhe ky zotim ka qenë një udhëzues për politikat evropiane në lidhje me regjionin që në vitin 2003.
Sidoqoftë, 18 vjet më vonë vetëm një vend i Ballkanit Perëndimor, Kroacia, u bë anëtarë i Bashkimit Evropian. Dhe nga gjashtë vendet e mbetura, vetëm dy po negociojnë anëtarësimin dhe po aq po presin të fillojnë hapjen e negociatave.
Dhe nuk mendoj se ky është realiteti për të cilin u zotua në vitin 2003. Tani duhet të diskutojmë sinqerisht pse është situata, sikur që është aktualisht.
Më lejoni që t’i kthehemi situatës në Maqedoninë e Veriut vikendin e kaluar, arsye pse Nikola Dimitrov nuk është me ne dhe më vjen keq, por e kuptoj totalisht. Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë.
Për mua personalisht, integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor nënkupton anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor. Është rruga e vetme logjike për këtë. Duhet ketë anëtarësim të plotë nuk është vetëm e drejtë morale, por gjithashtu ka kuptim. Më lejoni të ju jap tri shembuj.
E para është se Ballkani Perëndimor nuk është fqinji i jonë, ata janë në hapësirën tonë të rrethuar nga Bashkimi Evropian, dhe gjithashtu është në interesin tonë, që ky rajon, që është ende në zemrën e Bashkimit Evropian ndanë vlerat dhe normat tona.
Është e qartë, se më mirë eksportojmë vlerat tona se sa që importojmë jostabilitetin nga ky rajon.
E dyta, ne jetojmë në një botë kur po përballemi me mos respektim të kufijve nacional kur flasim për ndryshimet klimatike, krizën energjetike dhe migracionin apo COVID-in. Duhet të bashkojmë forcat të veprojmë si një, dhe për këtë nevojiten partnerë që janë në një rrugë me neve, dhe jo ata që veprojnë kundër neve.
Dhe e treta, ka të bëjë me neve, me Bashkimin Evropian, aftësinë për të ndikuar menjëherë fqinjët. Duam të shihemi si lojtarë global, por për këtë ne duhet të jemi të gatshëm të demonstrojmë se mund të ndikojmë pozitivisht tek fqinjët tanë nëse duam të merremi seriozisht nga partnerët tanë global.
Dhe këtu, dua të them se solidariteti i BE-së me regjionin është dhe do të jetë i pakrahasueshëm. BE-ja është investitori më i madh, donatori më i madh dhe partneri më i madh tregtar për rajonin.
Për mua siç e thash pyetja nuk është nëse, por kur. Dhe rekomandoj që pa vonesa të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës./
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?