Mbi tetë mijë raste me Covid-19 në Austri për 24 orë

13:09 | 5 Nëntor 2021
V. S.

Nuk ka të ndalur rritja e rasteve me Covid-19 në Austri. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 8.593 raste të reja, kurse 19 persona kanë humbur jetën, shkruan oe24.at.

Deri më tash është shifra më e lartë gjatë këtij viti, ndërsa sot janë shënuar 1500 raste më shumë se dje.

Situatë dramatike është edhe nëpër spitale. Më shumë se 1800 persona me koronavirus janë të shtrirë nëpër spitale.

Aktualisht 352 pacientë me korona po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Deri më tani në Austri ka pasur 855,591 rezultate pozitive të testit. Që nga dita e sotme (4 nëntor, ora 09:30), 11,419 persona në të gjithë Austrinë kanë vdekur nga pasojat e virusit korona dhe 787,257 janë shëruar. Aktualisht 1826 persona po marrin trajtim spitalor për shkak të virusit korona.

Situata alarmante me koronavirusin në Austri ka rritur mundësinë e një bllokimi për personat e pavaksinuar, pasi qeveria po përpiqet të bindë banorët në disa vende të Austrisë që të vaksinohen.

Deri tash rreth 64% e popullësisë së Austrisë është vaksinuar plotësisht, por ende mbetet shumë punë për të bindur një pjesë të popullsisë të vaksinohen./alb.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme