Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës po mbahet seanca ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Në seancën e të premtes do bëhet dëgjimi i dëshmitarit të katërt të ZPS-së, Daniel Moberg, raporton arbresh.info
Moberg i pyetur nga prokuroria për rolin e tij në datat e sekuestrimit të dokumenteve në OVL-UÇK, treguar për rolin dhe detyrat e tij gjatë sekuestrimit.
Prokuroria: I mbani mend datat e dy sekuestrimeve tjera?
Dëshmitari Moberg: Nuk i mbaj mend.
Prokuroria: Dëshmitari e ka fjalën për sekuestrimin që ka ndodhur më 17 shtator dhe më 22 shtator.
Prokuroria: Ju vetë keni folur me ndonjë përfaqësues të OVL-UÇK-së, po anëtarët e tyre?
Dëshmitari Moberg: Nuk flas shqip, thjesht jemi përshëndetur, por fola edhe me z.Haradinaj sepse ai flet suedisht dhe e dinte që unë isha suedez. Këto biseda ishin kryesisht për gjëra të përgjithshme, përshëndetje e kështu me radhë.
Prokuroria: Në ato bisedat e përgjithshme me z Haradinaj, a thatë ndonjë gjë lidhur me faktin që OVL-UÇK-ja mund ti mbante dokumentat që iu kishin dërgguar për tu sekuestruar për një periudhë kohë?
Dëshmitari Moberg: Jo.
Prokuroria: Me sa ju dini ndonjë nga të pranishimit që ishin aty ZPS-ja bëri ndonjë deklaratë të tillë?
Dëshmitari Moberg: Nuk e di.
Sekestrimi i datës 17 shtator hera e dyte.
Prokuroria: Çfarë detyra apo roli keni pasë gjatë këtij sekuestrim?
Dëshmitari Moberg: Roli im ishte pjesërisht të drejtoja hetimin që ishte me muaj i cili do të bënte sekuestrimin sepse unë e dija ku ndodhej zyra se kisha qenë përpara gjithashtu do të përgjigjesha për sigurinë dhe do të mbaja qesen për sekuestrimin e dokumenteve.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...