Mos luani me mëngjesin sepse ka rëndësi të madhe në imunitet

12:09 | 5 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Çfarë hani për mëngjes? A mund t’i rezistoni petullave?

Ndoshta këto nuk i konsumi rregullisht, por gjatë ditëve të ftohta të dimrit një pjatë me petulla, djath dhe mjaltë janë ëndërra e secilit për mëngjes, transmeton portal arbresh.info

Të gjitha këto i bëni për të qenë të shëndetshëm, por ende nuk i rezistoni dot disa ushqimeve? Ju ndoshta nuk jeni as të vetëdijshëm se sa shumë ushqime mund të shkatërrojnë imunitetin tuaj.

Mjekët paralajmërojnë veçanërisht për rëndësinë e mëngjesit dhe përbërjen e tij dhe mbi të gjitha sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve të tjera që konsumojmë në mëngjes.

“Shumë shpesh, drithërat, petullat, donutët, brumërat, të gjitha ushqimet që janë të pasura me sheqer hahen për mëngjes”, paralajmëron doktoresha Courtney Dangelo.

LEXO EDHE —> Sa efektive është vitamina C në ruajtjen e shëndetit tonë?

Shtojani kësaj edhe sheqerin kafe, atë me të cilin spërkasim tërshërën, madje edhe një sasi më të madhe frutash të ëmbla dhe do të merrni një sasi të rrezikshme që kërcënon sistemin tonë imunitar.

“Nëse mëngjesi juaj bazohet në ushqimin e blerë në një furrë buke apo edhe në një dyqan ushqimesh të shëndetshme, shanset janë që nuk keni mjaft proteina në të. Ju duhet t’i suguroni trupit tuaj proteina të mjaftueshme çdo mëngjes, qoftë nga vezët, qumeshti apo tofu nëse jeni vegjetarian”, shpjegoi doktoresha.

Mëngjesi gjithashtu duhet të përmbajë një sasi të mjaftueshme të vitaminës C, si dhe përbërës anti-inflamator.

Kjo është arsyeja se pse rekomandohet lëngu i portokallit, ose një limonadë.

Gjithashtu, vitamina D është e detyrueshme që në mëngjes herët, pavarësisht nëse do të kombinoni ushqimin në të cilin është e pranishme apo do të merrni suplement.

Së fundmi, ajo nga e cila duhet të hiqni dorë në mëngjes është ushqimi i shpejtë, pasi përmban sasi të madhe kripe dhe është i rrezikshëm për imunitetin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme