Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, në Click të RTV21 tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kosovë do të fillojë brenda periudhës 4 vjeçare.
Isufi për RTV 21 tregoi se ky proces është akoma në fazën e stadit fillestar.
“Jemi në fazën të kirjimit të projetkti ideor. Ky proces kërkon një analizë dhe vlerësim të thellë shumë dimensional”, tha ndër tjera Isufi.
Për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ka folur para dy ditësh edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se do të bëhet me koordinim me SHBA-në.
“Sa i përket ushtrisë së detyrueshme, unë besoj që kjo është ëndërr e çdo qytetari të Republikës të Kosovës, që ta ketë një ushtri të mirëfilltë. Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi edhe në koordinim e sipër me partnerë e shtete të tjera, për të parë se në çfarë faza mundet ushtria e detyrueshme të futet në obligim në të ardhmen”, ka thënë ai.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?