Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar raportin në lidhje me të drejtat e njeriut në Shqipëri, ku thuhet se presioni politik dhe korrupsioni e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase.
Raporti është ndalur tek funksionimi i gjykatave, ku thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese, cenoi pavarësinë e institucioneve.
Qeveria, bizneset dhe grupet kriminale tentuan të ndërhynin nëpër media në mënyra të papërshtatshme.
Në raport theksohet se ka pasur presion politik dhe ekonomik mbi mediet duke përfshirë dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.
Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan medien e pavarur ndërsa thuhet se gazetarët u autocensuruan.
“Pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre me partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera. Kishte raporte të besueshme të përfaqësuesve të lartë të medias që përdornin organet e medias për të shantazhuar bizneset duke kërcënuar mbulimin mediatik të pafavorshëm, herë faktik dhe herë spekulativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se praktikuan autocensurën.”- thuhet në raport.
Sipas raportit, korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, shpesh pati përfshirje në praktika korruptive pa ndëshkime.
Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe gjithashtu ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie të vitit 2019 i dënuar më parë për trafik droge.”- thuhet në raport.
Po ashtu thuhet se korrupsioni policor mbetet problem, pasi policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë./syri/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...