Newcastle United përgatit ofertë marramendëse për Ter Stegen
Newcastle United është gati të paguajë plotë 55 milionë euro për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
29-vjeçari zhvilloi 291 paraqitje për gjigantin katalunas që kur arriti nga Borussia Monchengladbach në vitin 2014 dhe ka edhe katër vite kontratë të mbetur në “Camp Nou”.
Ka spekulime për të ardhmen e gjermanit, me Manchester Cityn që thuhet se ka interesim.
Sidoqoftë, El Nacional, raporton se interesimi më i madh vjen nga Newcastle, që e kanë bërë prioritet Ter Stegen për portën e tyre.
Sheikët e Arabisë Saudite janë gati edhe të paguajnë 55 milionë euro, derisa Barcelona do jetë e detyruar të negociojë shkaku i problemeve financiare.
Por, skuadra e Premierligës do e këtë të vështirë ta bind portierin, ngase për momentin renditën në pozitën e parafundit në tabelë.
Këtë edicion për Barcelonën, Ter Stegen ka pranuar 15 gola në 13 herë.
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...