Google ADS

Boksieri shqiptar kthehet me medalje nga Beogradi

22:00 | 4 Nëntor 2021
KRG

Boksieri Alban Beqiri nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror të Boksit, e cila është duke u zhvilluar në Beograd, Serbi.

Beqiri është mposhtur nga Boksieri rus, Muasev me pikë.

Edhe pse ka humbur, ai do të rikthehet në Shqipëri me medalje të bronztë.

Boksieri Shqiptar, garoi ne kategorinë deri në 71 kilogramë.

Video

Gjatë luftimeve të tij, është shoqëruar gjithmonë me fishkëllima nga tifozët serb, por ai nuk është ndalur duke korrur suksese të mëdha dhe duke fituar meçe.

Ndërsa në këtë kampionat nuk i është lejuar boksierëve kosovarë të marrin pjesë në këtë kampionat. /arbresh.info/

 

Të ngjashme