Google ADS

Shefi i BE-së: Jemi të gatshëm të ju mbështesim në të gjitha fushat

17:27 | 4 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, Tomáš Szunyog, ka treguar cilat janë pritshmëritë e Bashkimit Evropian drejt zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asocimin.

Në mbledhjen e 7 të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim, ai dha vërejtje për Qeverinë e kaluar për miratimin e projektligjeve derisa ka ftuar që Qeveria aktuale ku e ka shumicën të punoj më seriozisht, raporton arbresh.info

Shefi i zyrës së BE-së ka përmendur edhe liberalizimin e vizave por që sipas tij për këtë kërkohet një punë serioze e bashkëpunim mes Kosovës e BE-së deri sa ka përmend edhe zbatimin e marrëveshjeve më Serbinë.

” Puna parlamentare është e rëndësishme. Jam i kënaqur që ky forum u mbledh pas dy vitesh. Javën e kaluar kemi shënuar 6 vjetorin  e marrëveshjes së MSA-së. Nuk është vetëm marrëveshje ligjore kjo përfshin dialogun e ekonominë. I takon Kosovës që të përdorë këtë marrëveshje dhe sa më shumë që e zbaton këtë marrëveshje do të ketë benefite për të. Takimi i sotëm është i rëndësishëm pasi po mbahet në një periudhë të rëndësishme. Kjo dëshmon angazhimin tonë politik për Kosovë. Vendet e Ballkanit perëndimor janë pjesë e qëllimeve dhe partner kyq dhe së bashku duhet me i nda përgjegjësitë. Një marrëveshje rajonale një plan i detajuar për zbatimin e agjendës së gjelbër nuk janë vetëm masa të prekshme për bizneset por tregojnë se sa afër janë politikat e BE-së më ato të rajonit. Raporti më Kosovën është në përputhje të plotë më zgjerimin. Ne e dimë edhe ndikimin që ka pas pandemia në rajon. Faza e dytë e ERE-së dhe plani i vendimit konfirmojnë këtë momentum pozitivë. Ne jemi të gatshëm që të punojmë më Kosovën më qëllim që të jetë Kosova drejt rrugës se Bashkimit Evropian dhe kjo arrihet duke punuar më të gjitha grupet politike.  Qeveria e kaluar ka zgjat një vit dhe i ka miratuar vetëm 17 projektligje. Tash Qeveria ka një stabilitet brenda Kuvendit dhe ftoj që të intensifikohet puna për zbatimin e kësaj marrëveshje. Zotëri Borell ka qenë në shtator për ti ulur tensionet në mënyrë që të vazhdohet tutje. Ju duhet ti zbatoni të gjitha marrëveshjet e arritura më Serbinë vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të shkoj drejt integrimeve Evropian. Për të tretën herë i kemi vëzhguar zgjedhjet komunale në Kosovë  dhe si tani si në të kaluarën duhet ti trajtoj mangësitë që janë. Ne e dimë sa është e rëndësishëm çështja e vizave. Propozimi për viza është mbështet nga parlamenti Evropian por duhet të vazhdohet të punohet në këtë drejtim. Është prioritet për Kosovën dhe BE që të mbështetet energjia më e suksesshme në të gjelbërtën. Kosova duhet të ketë një administratë drejt qytetarëve. Duhet ta trajtoni edhe sistemin e pagave duke zbatu ligjin për paga. BE është e gatshme të ju mbështet në të gjitha fushat. Si vërejtje përfundimtare më lejoni të ju them që pres të bashkëpunojmë ngushtë në interes të Kosovës”, tha Szunyog./arbresh.info/

 

Të ngjashme