20 vjeçarja pozon para arkivolit të babait – Skandali i modeles që mori kritika të ashpra

16:35 | 4 Nëntor 2021
KRG

Kritikat në rrjete sociale kanë qenë aq të rënda, sa që ishin më shumë ofendime sesa kritikë.

Jo të gjithë kanë përjetuar humbjen e një prindi, mirëpo të gjithë mund ta imagjinojnë se sa e rëndë është kjo eksperiencë.

Mirëpo modelja 20 vjeçare Jayne Rivera me sa duket nuk e kupton këtë, pasi që ajo është bërë skandal në rrjetet sociale pasi pozoi përpara arkivolit të babait të saj.

Jayne Rivera kishte veshur një fustan të zi ndërsa qëndronte pranë arkivolit të babait. “Rip Papi ti ishe miku im më i mirë.”, shkroi ajo.

Përdoruesit e kritikuan se ishte treguar e pandjeshme. “A ia vlen vërtet të kesh fëmijë?”, shkroi njëri.

Ajo tha për NBC News se “e kuptoi pritjen negative”, por shtoi se fotot janë bërë “me qëllimet më të mira në një mënyrë që babai im do ta kishte miratuar nëse do të ishte ende gjallë”. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme