Gazetari Bekim Kabashi, i ka quajtur demagogë ata të cilët po tallen me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, i cili ka thënë se nuk e di se ku gjendet sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kabashi në një postim në Facebook, ka thënë se përgjegjësinë për gjendjen në këtë shesh dhe mos vendosjen e shtatores së Adem Jasharit duhet kërkuar te qeverisja e vetëvendosjes në kryeqytet.
Postimi i plotë:
Vetëm demagogët bëjnë sjellje të tilla në politikë:
Ka filluar një fushatë sulmi ndaj Përparim Ramës, pse ai në një intervistë në ATV nuk e dinte se ku ndodhet sheshi ‘Adem Jashari’.
Nëse do të duhej të flitej për këtë shesh, atëherë do të duhej t’i kërkohej përgjegjësi qeverisjes 6+2 vjeçare të Vetëvendosjes në Prishtinë, se si ka lejuar për një kohë të gjatë një çoroditje të tillë.
Për 6+2 vite vite VV nuk ka arritur që t’i bëjë një vend në Prishtinë shtatores së Adem Jasharit. Për më tepër edhe pse ka qeverisur me Prishtinën 6+2 vite, ka lejuar që Adem Jashari dhe simbolet e Bashkim Vëllazërimit të Jugosllavisë të jetojnë bashkë.
Ai shesh, ose do të duhej të jetë vërtetë sheshi Adem Jashari, me shtatoren e tij të vendosur aty, e jo me trekëndëshin e Bashkim Vëllazërimit, ose s’do duhej ta mbante fare emrin e tij.
Nëse do të duhej që dikush të nxirrej para përgjegjësisë për këtë çoroditje, ajo është Vetëvendosje, e jo Përparim Rama./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...