Google ADS

Mbrojtja e Gucatit: Dëshmitari Jukic po sajon rrëfimet e tij për rrjedhën e dokumenteve

16:14 | 4 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Në vazhdimin e seancës së sotme në rastin Gucati e Haradinaj në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Dëshmitari i tretë i ZPS-së, Miro Jukiq ka bërë të ditur se pas secilës bisedë e ka përpiluar edhe notën zyrtare, por që për këto data është gjendur mospërputhje, raporton arbresh.info

Mbrojtja e Gucatit, avokati Jonatahn Rees ka pasur dyshimet e tij se dëshmitari po sajon rrëfimet e tij në mënyrë që mund të shpjegoj mospërputhje për data.

Rees: Ne ju pamë në zyrë më herët në 27 tetor 2020, apo jo?

Dëshmitari: Po.

Rees: Nëse kjo notë ka datë përpara kësaj date, pse nuk e keni dorëzuar atë datë?

Dëshmitari: Gjatë këtij ushtrimi shefi i ekipit na kërkoi që t’i dërgonim nota zyrtare me mjete zyrtare, dhe ai pastaj e kishte për detyrë t’i dorëzonte në sistem.

Rees: Pra është faji i Godman, këtë po thoni?

Dëshmitari: Nuk po them që është faji i tij.

Rees: Më 15 mars 2021 e identifikove dhe e dërgove në ZaeLab, po ju pyes përsëri, pse nuk e dërguat përpara datës 27 tetor kur ishit në zyrë duke dorëzuar dokumente pikërisht për këtë çështje.

Dëshmitari: Sepse e pash edhe njëherë dosjen, nuk e kontrollova nëse ishte futur në ZaeLab.

Rees: A pajtohemi me një gjë se shpjegimi juaj për këtë gjë që ka të bëjë me pandeminë që thoni ishte gënjeshtër në fakt?

Dëshmitari: Jo.

Rees; Ishte gënjeshtër që ju e menduar për të shpjeguar mospërputhjen e datave zotëri Jukiq.

Dëshmitari Jo, nuk është e vërtetë.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme