Që nga fillimi i edicionit të ri, në pesë ligat elitare të Evropës, numri i skuadrave të pamposhtura deri tani në kontinent është vetëm 2.
E para është Liverpooli, që është duke kaluar formë të jashtëzakonshme, si në ligë ashtu edhe në “Champions League”.
“The Reds”, që nga fillimi i sezonit kanë koleksionuar 11 fitore dhe katër barazime.
Por, skuadra tjetër është e vështirë për t’u gjetur.
Është e vërtetë që Milan dhe Napoli janë ende të pamposhtur në Serie A, por të dy skuadrat kanë pësuar disfata në “Champions” dhe “Europa League”.
Skuadra e dytë ende e pamposhtur në 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës vjen nga Gjermania, por nuk është Bayern Munchen.
Bëhet fjalë për Freiburg, zbulimin e këtij edicioni, të cilët kanë koleksionuar gjashtë fitore dhe pesë barazime deri tani në këtë sezon, duke u renditur në vendin e tretë në Bundesligë, duke arritur të kalojnë edhe raundin e parë në Kupën e Gjermanisë.
Por, kjo seri positive mund të marrë fund të shtunën e 6 nëntorit, pasi përball vetes do të kenë Bayern Munchen./Arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte