Boksieri 24-vjeçar vdes pas goditjeve në kokë

13:28 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Boksieri nga Zimbabve, Taurai Zimunya, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve të shumta që ka marrë gjatë një dueli të zhvilluar në shtetin afrikan.

Shumë besojnë se kjo tragjendi mund të ishte shmangur.

Kjo për shkak të reagimit të gjyqtarit, i cili është dashur ta ndërpresë meçin, posa pa që gjendja e 24-vjeçarit u rëndua.

Zimunya mori disa goditje të tmerrshme në kokë në raundin e tretë pasa se të rrëzohej.

Gjyqtari megjithatë nuk reagoi edhe pse dukej qartë se boksieri ishte tronditur rëndë nga goditjet e marra.

Lawrence Zimbudzana, sekretari i përgjithshëm i Bordit Kombëtar për Kontrollin në Boks, bëri të ditur se do të nisë një hetim për këtë rast.

Tauri Zimunyas i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore para se të transferohej në spital, por nuk ka mund të shpëtoj për shkak të tronditjes së rëndë që kishte pësuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme