Google ADS

Xavi: Dua të kthehem te Barcelona, shtëpia ime

13:10 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Al-Sadd, Xavi i ka kërkuar klubit të tij aktual që ta lejojë atë të largohet dhe të marrë drejtimin e Barcelonës.

Drejtuesit e Barcelonës ishin në Doha të mërkurën për t’u takuar me zyrtarët e Al-Sadd për Xavin, i cili është identifikuar si zgjedhja kryesore e Barçës për të marrë drejtimin pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Ndërsa Al-Sadd lëshoi një deklaratë duke thënë se ata synonin të mbanin Xavin, mirëpo tekniku spanjoll ka shprehur dëshirën e tij për t’u “rikthyer në shtëpi”, në klubin ku luajti për 17 sezone.

“Kam folur me Barçën për ditë të tëra, ka mbaruar”, tha Xavi pasi Al-Sadd barazoi kundër Al-Duhail me rezultat 3-3.

“Por tani varet nga bisedat mes klubeve, ata duhet të arrijnë një marrëveshje. Barça po vjen për të biseduar, ne jemi të gjithë të etuar dhe të emocionuar. Do të shohim nëse do të përfundoj”, tha 41-vjeçari.

Kapiteni i Al-Sadd, Abdelkarim Hassan dukej i mërzitur për largimin e trajnerit të tij, duke thënë pas ndeshjes: “Të gjithë janë të trishtuar për shkak të largimit të Xavit, por ai do të drejtojë një ekip të madh si Barcelona”.

Pas ndeshjes të së mërkurës, Xavi u siguruar që t’u shtrëngonte duart të gjithë lojtarëve të tij dhe gjyqtarëve, në atë që mund të shihej si një lamtumirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme