Qytetari në Vushtrri ankohet se që një vit i është uzurpuar prona

12:05 | 4 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një burrë nga Vushtrria, është ankuar në polici se një preson që një vit i ka uzurpuar pronën e tij, dhe i ka lëshuar me qera.

Për këtë rast policia thotë se është konsultuar prokurori i shtetit dhe janë duke vazhduar hetimet.

“Vushtrri 2000-2021. Me datë 03.11.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar gjatë periudhës së cekur kohore, e pengon vazhdimit në pronën e tij, duke marrë qiranë nga prona e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme