Google ADS

Nga janari 90 ankesa të konsumatorëve, 4 prej kur ka filluar ngritja e çmimeve

11:47 | 4 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Nga janari i këtij viti Ministrinë e Tregtisë janë bërë 90 ankesa nga konsumatorët, ndërsa që nga shtatorit, kur ka filluar ngritja e çmimeve për disa produkte janë bërë 4 ankesa.

Këtë e ka bërë të ditur Zef Dedaj, Udhëheqës i Departamentit te Tregtisë në MINT, në një tryezë ku është diskutuar për ngritjen e çmimeve.

“Kemi vrenjtur një rritje të çmimeve për të cilat për qytetarët e Kosovës janë produkte bazike. Kjo rritje po diktohet nga tregjet ndërkombëtare. Rritja e lëndëve djegëse ose naftës është shoqëruar me rritjen e transportit e që Kosova afektohet shumë në këtë aspekt. Rritja e çmimeve është shqetësuese. Që nga janari i këtij viti e deri më tani janë vetëm 90 ankesa nga konsumatorët”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme