Vazhdon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, dëshmitari e pranon se ishte në Kosovë

11:42 | 4 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Po vazhdon gjykimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në këtë seancë është duke u marr në pyetje dëshmitari i tretë i ZPS-së, Miro Jukic, raporton arbresh.info

Avokati mbrojtës i Gucatit, Jonatah Rees, e ka pyetur dëshmitarin se a kishte ardhur në Kosovës gjatë shtatorit 2020 dhe sa kishte qëndruar këtu.

Rees: Në shtator të vitit 2020 a keni qenë në Kosovë, gjatë ndonjë momenti në atë muaj?

Dëshmitari: Po.

Rees: A mund të na i thoni datat se kur keni qenë?

Prokurori: Kundërshtoj rëndësinë e këtij detaji specifik, sepse dëshmitari mund të punoj edhe në lidhje me çështje të tjera.

Gjykatësi: Hidhet poshtë kundërshtimi.

Dëshmitari: Nuk i di datat e sakta kur në shtator, por ishte në pjesën e parë të shtatorit.

Rees: A keni qenë në Kosovë në ditët përpara mbajtjes së konferencës së parë, dhe gjatë konferencës së parë në 7 shtator 2020?

Dëshmitari:  Po kam qenë në Kosovë në atë datë.

Rees: Po ditët përpara dhe gjatë konferencës së dytë më 16 shtator?

Dëshmitari: Jo nuk kam qenë në Kosovë në ato data.

Rees: Po në ditët më përpara mbajtjes së konferencës së tretë më 22 shtator dhe gjatë konferencës?

Dëshmitari: Jo nuk kam qenë në Kosovë në ato data.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme