Shtrihet në spital Missi nga Serbia që bëri shqiponjën me duar

11:13 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Valentina Petroviq e cila përfaqësoi Serbinë në garën Miss Intercontinental në Egjipt është shtuar në spital posa ka arritur në Serbi, për shkak të presionit të madh pas fotos me simbolin e shqiponjës.

Petroviq është kritikuar shumë në Serbi pasi bashkë me Miss Kosovën dhe Miss Shqipërinë kishin bërë me duar këtë simbol.

Kolegia e saj, Nadja Kljajiq, tha se Valentina Petroviq me të arritur në Serbi ka përfunduar në spital.

“Jam në kontakt me menaxherin dhe drejtorin e garës i cili më informoi. E kuptoj se është e papranueshme çfarë ndodhi. Ajo ka stres të shtuar dhe e pret presion i madh. Ata e mbajtën në kufi për një kohë të gjatë kur është kthyer në Serbi”, tha Kljaiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme