Varësia nga importi njëri nga faktorët e ngritjes së çmimeve, Qeverisë i kërkohet të heq TVSH-në për produktet bazike

11:15 | 4 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Ngritja e çmimeve të disa produkteve bazike në Kosovë ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimeve në tregjet evropiane dhe vartësia e Kosovës nga importi.

Në tryezën e diskutuar të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban tryezë e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”, u kërkua nga Qeveria të merren masa dhe të heqë TVSH-në për disa nga produktet bazike.

Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë dhe Drejtor i Programit, INDEP, tha se konsumatorët janë ankuar për ngritjen e çmimeve të cilat janë pa paralajmërim, e që shteti ende nuk ka bërë sa duhet në këtë rastë.

“Mbrojtja e konsumatorit është edhe në dobi të ekonomisë së vendit. Ngritja e çmimeve të jashtëzakonshme që është bërë këtyre ditëve të fundit, shumë konsumator janë konsumator në nevojë për të cilët shteti ende nuk ka bërë sa duhet në mënyrë që të përballën. Konsumatorët po ankohen për ngritjen e çmimeve pa paralajmërim. Ne si konsumator duam të shohim qe nga kjo nuk po përfitojnë disa biznese”, tha ai.

Zef Dedaj, Udhëheqës i Departamentit te Tregtisë në MINT, tha se që nga janari i këtij viti e deri më tani kanë qenë vetëm 90 ankesa nga konsumatorët.

“Kemi vrenjtur një rritje të çmimeve për të cilat për qytetarët e Kosovës janë produkte bazike. Kjo rritje po diktohet nga tregjet ndërkombëtare. Rritja e lëndëve djegëse ose naftës është shoqëruar me rritjen e transportit e që Kosova afektohet shumë në këtë aspekt. Rritja e çmimeve është shqetësuese. Që nga janari i këtij viti e deri më tani janë vetëm 90 ankesa nga konsumatorët”, tha ai.

Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, tha se jemi në hulumtim të tregut të produkteve ushqimore dhe të pjesa e transporit ndërurban.

Sipas tij, AKK nuk ka mandat që të bëjë vendosjen e çmimeve por vetëm kur cenohet konkurrenca e drejtë në treg.

“Është trend botëror i ngritjes së çmimeve dhe në mënyrë indirekte ka ndikuar në procesin e prodhimeve të produkteve. AKK nuk ka mandat që të bëjë vendosjen e çmimeve por vetëm kur cenohet konkurrenca e drejtë në treg. Ankesat qe kanë ardhë në AKK ne kemi bërë hulumtimin e tregut të vajit ky ka qenë shqetësimi i parë në 6 mujorin e parë të këtij viti nga konsumatorët. Kosova nuk ka prodhues të vajit dhe është një situata për keqardhje. Ne jemi në hulumtim të tregut të produkteve ushqimore dhe të pjesa e transporti ndërurban”, tha ai.

Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se kjo është temë duhet të diskutohet vazhdimisht, sipas tij duhet të përkrahen prodhuesit konkurruese.
“Kjo është temë qe duhet të diskutohet vazhdimisht dhe në këtë rast nuk mund të ankohet asnjë akterë për çfarë do rritje. Ka prodhues tonë që kanë shumë konkurrues dhe këta duhet me u përkrah dhe ti shumëfishojmë e të mos kthehemi me politika të gabueshme sepse të gjithë sektorët nuk janë konkurrues por të fokusohemi tek ata që janë konkurrencës ”, tha ai.

Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve tha se për të dal nga kjo krizë Qeveria duhet të ndërmarrë masa ta heq TVSH-në për produktet bazike pasi kjo do ta ulte koston.

“Kosova për momentin është pa strategji se si të dal apo te përballet me ngritjen e cimeve Kosova kryesisht është e varur nga importet. Transporti në botë është rrit mbi 300% ne mendojmë se për të dal nga kjo krizë qeveria të merrë disa masa së pari në mungesë të rezervave të heq tvsh-në per produktet bazike dhe kjo do të ulte kosoton e produkteve për një kohë të caktuar. Energjia elektrike ne kemi një prodhues të madh e cila nuk e mbulon 100% por kosumi nder viti është rrit mbi 80% vetëm 1% e sektorit privat ka rritur pagat ne ketë kohë, pa rritje të pagava nuk mund ta përballojnë qytetarët këtë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme